gigi-zayn

Ajo u nda nga Joe Jonas vetëm 3 javë më parë, por Gigi Hadid nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur dashurinë në krahët e një tjetër ylli të muzikës pop. Bëhet fjalë për ish pjesëtarin e grupit One Direction, Zayn Malik.

Sipas amerikanes “Us Weekly” modelja 20 – vjeçare dhe këngëtari Malik janë në fazat e para të lidhjes. Një burim tha për revistën se dyshja është mjaft e tërhequr nga njëri – tjetri, megjithatë ende nuk mund të flitet për lidhje.

Çifti i ri u pa bashkë në Hollywood të dielën në mbrëmje, pas ndarjes së çmimeve American Music Awards.

gigi_zayn

Në fillim të këtij muaji, Gigi u fotografua duke u larguar nga hoteli ku Zayn po qëndronte, por në atë kohë askush nuk dyshoi se mes dyshes mund të kishte diçka.

Modelja e “Victoria’s Secret” u nda nga i dashuri Joe në fillim të Nëntorit, “për shkak të angazhimeve profesionale”. /tvklan.al