Fashion Week of Sao PauloSupermodelja Gisele Bundchen mbetet edhe për këtë vit modelja më e paguar në botë.

Bukuria braziliane në renditjen vjetore të revistës “Forbes” renditet sërish e para për të tetin vit radhazi.

Pasuria e Bundchen kap shifrën e 47.000.000 milionë dollarëve, duke u bërë kështu modelja më e pamposhtur.

Vendin e dytë e ka zënë modelja e “Victoria Secret” Doutzen Kroes, ndërsa vendin e tretë e ka zënë supermodelja tjetër braziliane, Adriana Lima.

Edhe supermodelja Kate Moss klasifikohet si një ndër modelet më të paguara, por është larguar shumë nga kreu.

M. Sejdini