Situatë e rëndë. Pamje rrënqethëse të familjeve të tëra të ngujuara në zonën kufitare Maqedoni- Greqi, në Indomeni.

Kushtet në të cilat jetojnë refugjatët, në mesin e të cilëve janë mbi 4000 fëmijë janë shumë të rënda.

Mungojnë ushqimet, ilaçet, ndërsa reshtjet e vazhdueshme të shiut e kanë vështirësuar këtë situatë. Tendat ku janë të vendosur mbi 13 mijë refugjatë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme përmbyten çdo ditë. Mjekët alarmojnë se çdo gjë rreth refugjatëve është e lagur dhe e ndotur, gjë që paraqet rrezik të madh për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

 Refugjat sirian:

“Këtu është shumë ftohtë, po bie shi dhe situate është tepër keq. Shpresojmë se do e hapin kufirin”

 Refugjat sirian:

“Nuk është e drejtë për njerëzit që kanë ardhur deri në këtë pikë dhe ua mbyllën kufirin përpara fytyre”.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nulland ka vizituar nga afër refugjatët në Indomeni dhe Gjevgjeli. Ajo ka folur me autoritetet maqedonse për mundësinë e menaxhimit të situatës për tu ardhur në ndihmë këtyre refugjatëve dhe për të shmangur tensionet e mundshme në zonën neutrale Greqi- Maqedoni.

Tv Klan