Ministria e jashtme e Gjermanisë ka konfirmuar se i ka identifikuar edhe dy femra të tjera në mesin e grupit të pjesëtareve të dyshuara të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), që janë zënë në Irak.

 Kjo ministri tha se femrat ishin identifikuar pasi zyrtarët nga Ambasada e Gjermanisë në Bagdad e kishin vizituar qytetin verior, Mosul, ku femrat e dyshuara po mbahen të paraburgosura.

 Forcat e sigurisë së Irakut kanë thënë se i kanë arrestuar 20 luftëtare të jashtme, pasi e kanë çliruar Mosulin nga okupimi i militatëve të Shtetit Islamik, këtë muaj.

 Tashmë në këtë grup janë identifikuar katër gjermane.

 Zyrtarët gjermanë tashmë kanë konfirmuar se një 16 vjeçare, e identifikuar si Linda Ë., dhe një tjetër femër, ishin në mesin e luftëtareve të dyshuara, që ishin zënë nga forcat e Irakut.

 Prokurorët gjermanë thanë dje se ata po e intervistojnë vajzën Linda Ë., e dyshuar se ishte anëtare e organizatës së jashtme terroriste.

 Meqë ishte larguar nga shtëpia, pak kohë pasi ishte konvertuar në fenë myslimane, para një viti, Linda Ë. ka shprehur keqardhje për vendimin e saj dhe tash vetëm dëshiron “të kthehet në shtëpi te familja” e saj, kanë raportuar mediat gjermane./REL