Pas disa orë debatesh, Kongresi i social-demokratëve në Gjermani i dha dritën jeshile propozimit të kryetarit Martin Shulc, për nisjen e bisedimeve për “koalicionin e madh”, me kristian-demokratët e kancelares Merkel.

Kreu i SPD-së u bëri thirrje 600 anëtarëve të partisë të pranojnë kërkesën për bisedime, si një përgjegjësi që partia ka ndaj vendit.

Tryeza e bisedimeve me ndërmjetësimin e presidentit Shtanmajer, mund të çojë në përsëritjen e koalicionit SPD-CDU, përsëritjen e zgjedhjeve apo qeverinë e minorancës. Varianti i fundit, nuk pëlqehet nga kancelarja Merkel.

Tv Klan