Dy gjermanë me origjinë ruse janë arrestuar nga policia nën dyshimin se ishin spiunë që punonin për Kremlinin. Sipas mediave gjermane dy të arrestuarit dyshohet se kishin planifikuar sulme me bomba në infrastrukturën e përdorur nga objektet ushtarake dhe industriale në Gjermani. Veprimet kishin për qëllim, në veçanti, të parandalonin mbështetjen ushtarake të ofruar nga Gjermania për Ukrainën.

Thuhet se ata kanë mbledhur informacion duke fotografuar dhe realizuar video mbi objektivat e mundshëm, duke përfshirë objektet ushtarake të përdorura nga ushtria amerikane. Sipas Der Spiegel, objektet përfshinin një bazë ushtarake në Bavari, ku ushtarët ukrainas trajnohen se si të përdorin tanket amerikane Abrams.

Informacionet e mbledhura ata ja kanë kaluar më pas shërbimit sekret rus. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Marco Buschmann, përshëndeti një suksesin e hetuesve në luftën kundër rrjetit të sabotimit dhe spiunazhit të presidentit Vladimir Putin. Vlen të theksohet se Gjermania është donatori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas SHBA-së.

Klan News