Nicklas Fullkrug me ritmin e Klose e Gnabry, mesatarisht 0.7 gola me kombëtaren

Fitoret në miqësoret ndaj Francës dhe Holandës kanë rritur moralin në kampin e Gjermanisë. Të udhëhequr nga Julian Nagelsmann, disa herë në pikëpyetje për shkak të përformancës në fushë, Panserat shihet në mesin e favoritëve për të triumfuar në Euro2024. Për të arritur këtë sukses, Gjermania duket se ka gjetur edhe çelsin. Gjithçka lidhet me emrin e Niclas Fullkrug.

Tashmë në moshën 31-vjeçare, sulmuesi premton gola për kombëtaren në turneun e kësaj vere. Mesatarja është tepër e kënaqshme deri më tani, pasi ylli i Dortmund ka shënuar 11 herë në 15 ndeshjet e tij me përfaqësuesen. Një start që e rreshton krah emrave si Miroslav Klose me 13 gola dhe Serge Gnabri me 14, të cilët kanë bërë më mirë se ai që nga viti 1980 në 15 ndeshjet e para me Gjermaninë. 

Fullkrug shënon mesatarisht 0.7 gola për ndeshje sa herë që luan me kombëtaren, i fundit në atë fitore 2-1 ndaj Holandës. Ritëm i jashtëzakonshëm, duke kërcënuar jo pak rivalët. Skocia, Hungaria dhe Zvicra janë kundërshtarët në fazën e grupeve për Gjermaninë, që i duhet të përballojë edhe presionin e tifozëve për shkak se turneun e luajnë në shtëpi. Kampionati Europian do mbahet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik dhe do të transmetohet falas në territorin shqiptar nga televizioni kombëtar KLAN.

Klan News