GjiknnuriSituata elektro –energjitike ne Shqipëri do të kërkojë ende vite për ta rikthyer në një sektor fitimprurës.

Kreu i Ministrisë së Energjitikës në analizën  e 300 ditëve të para të punës tha se situata është kritike dhe se reforma në këtë sektor do të nis dhe me ndryshimet në kodin penal ku do të parashikohet dënimi me burg për cilindo që do të vjedh energjinë elektrike.

Damian Gjiknuri -Ministër i Energjitikës: “Sektori elektro-energjitik kërkon 4 – 5 vjet që të kthehet në fitimprurës.  Realitet i zymtë që kemi trashëguar nga ish-qeveria. Ndryshimet në kodin penal, ku vjedhësi i energjisë të shkojë në burg dhe ato komunitete që përfitonin pa paguar mos ta përfitojne më atë. Është krijuar një situatë e keqe në të gjithë hidrocentralet private një hendek i madh financiar”.

Gjiknuri tha se kjo ministri po negocion me Bankën Botërore për paketën më të madhe të nënshkruar ndonjëherë me shtetin shqiptarë , ku në sektorin energjitik do të investohen rreth 150 milionë dollarë.

Tv Klan