Berat Gjimshitit fitoi derbin e shqiptarëve me Manajn, Çanin dhe Ujkanin.

Mbrojtësi i Kombëtares bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer me Avellinon që fitoi 1 – 0 sfidën në fushën e Pisa. Gjimshiti ishte një barrikadë e pakalueshme për sulmuesit e Pisa, fillimisht për Manajn dhe pastaj Çanin, i cili e zëvendësoi gjatë pjesës së dytë.

“Gazzetta dello Sport” e përzgjodhi si lojtarin e ndeshjes. Avellino edhe falë ndihmës së tij, po merr pikë të rëndësishme që shërbejnë për mbijetesën në Serie B, ndërsa Pisa ndodhet në zonën e rënies në Lega Pro.

Berat Gjimshtimi i huazuar këtë sezon nga Atalanta, që zotëron kartonin e tij deri në 2019, po tregon siguri në fushë.

Tv Klan