“Kualifikimi në ndeshjen e kthimit, gjithçka në dorën tonë”

Atalanta e Berat Gjimshitit barazoi 1-1 ndaj Sporting në Lisbonë në takimin e parë të fazës së 1/8 të Europa League.

Skuadra bergamaske ishte edhe e pafat në disa raste ku lojtarët goditën shtyllat. Për Gjimshitin kualifikimin në çerekfinale e kanë në dorën e tyre.

“Nuk jemi dorëzuar, ndoshta meritonim diçka më shumë. Gjithsesi është një rezultat i mirë. Mendoj që do të luhet në ndeshjen e kthimit ndaj një kundërshtari të fortë, por gjithçka është në dorën tonë”, tha ai.

Berat Gjimshiti është aktivizuar në 6 takime të Europa League këtë sezon, duke shënuar edhe 1 gol që vendosi fitoren 1 – 0 ndaj Strum Graz në fazën e grupeve. Atalanta do të presë më 14 mars Sporting në Bergamo.

Të dy skuadrat ishin në të njëjtin grup këtë sezon ku begamaskët fituan në Lisbonë 2 – 1, ndërsa në Geëiss Stadium u mbyll në barazim 1 – 1.

Tv Klan