Këto janë pasojat e aksidentit tragjik që ndodhi gjatë mesditës në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku tre persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Mashkullorë,  kur një furgon pasagjerësh që po kthehej nga Saranda u përplas kokë më kokë me një makinë tip Nisan me targa zvicerane, ku udhëtonin shtetas nga Kosova që po i drejtoheshin jugut të Shqipërisë për të kaluar pushimet.

Aksident ne Gjirokaster1 logo

Për pasojë humbën jetën tre persona, dy fëmijë të mitur dhe efektivja  e policisë së shtetit Albana Hasani. Punonjësja e policisë Albana Hasani dhe foshnja e saj 9 muajshe ndodheshin në furgonin e pasagjerëve, ndërsa fëmija tjetër i mitur ndërroi jetë në spitalin rajonal të Gjirokastrës, udhëtonte në mjetin Nissan me targa zvicerane.

Të plagosur janë edhe 7 persona të tjerë, 3 prej të cilëve u transportuan me helikopterë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Tre të plagosurit, mes tyre dy fëmijë sipas mjekëve janë në gjendje kritike për jetën.

aksident ne gjirokaster 2 logo

Drejt kryeqytetit janë transportuar edhe të plagosurit e tjerë, që janë me fraktura dhe dëmtime të tjera. Shkaqet e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se dy mjetet kanë qenë me shpejtësi të lartë.

Tv Klan