Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e Emiljano Shullazit dhe “bandës” së tij për përjashtimin nga trupi gjykues të gjyqtarit Bib Ndreca.

Gjyqtari Dritan Hallunaj, vendosi të rrëzoi kërkesën me arsyetimin se nuk ka bazë ligjore përjashtimi I tij. Kështu që me rrëzimin e kërkesës, pritet që ditën e martë të nis procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve si pjesëtar të bandës së tij. Në seancën e kaluar avokatët kërkuan që gjykatë të thërras me cilësinë e dëshmitarëve edhe ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri dhe zyrtar të tjerë të policisë, kërkesë për të cilën pritet të shprehet gjykata.

Emiljano Shullazi dhe banda e tij, akuzohet për 9 vepra penale mes tyre gjobëvënie, kanosje, shpërthime me eksploziv e grup të strukturuar kriminal./ABCNews