Jorgos Zani autor i vrasjes makabre të kushëririt të tij 12 vjeç është parqitur para Gjykatës së Vlorës për vlerësim të masës së sigurisë.

Në seancën që zgjati pak minuta  30 vjeçari përveç gjeneraliteteve të tij nuk ka deklaruar asgjë.

jorgoo

Prokurori i çështjes Albert Kuliçaj ka kërkuar arrest me burg, kërkesë që është pranuar nga gjyqtarja Arbana Selmanaj.

Në sallën e gjyqit nuk kanë qenë të pranishëm asnjë prej familjarëve të Zanit.

30 vjeçari është shoqëruar ne paraburgimin e Vlorës, ku edhe do të qëndrojë në një ambjent krejt i vetçm dhe nën masa të rrepta sigurie për shkak të gjendjes së tij mendore.

Mesditën e 17 Gushtit ai masakroi kushëririn e tij Andrea Zani 12 vjeç, në Palasë të Himarës. Me një akt makabër, ai i preu kokën të miturit dhe më pas u largua duke e mbajtur atë në dorë.

Jorgos Zani njihej si person me probleme mendore dhe ishte shtruar njëherë në spitalin e Vlorës./tvklan.al