Policia e Durrësit arrestoi për llogari të drejtësisë italiane, Astrit Keçin.

49-vjeçari me origjinë nga Shijaku u dënua më datë 9 Shkurt 2016 nga Gjykata e Apelit në Milano me 30 vite burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim droge. Dënimi për Keçin u dha në mungesë pasi ai arriti t’i shpëtojë drejtësisë në Itali. Gjykata e Durrësit, pranoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij.

Sipas mediave në Itali, në operacionin për arrestimin e Astrit Keçit morën pjesë edhe njësia ROS, forcat speciale të policisë italiane.

Në muajin Shtator të vitit të kaluar, policia arrestoi në Durrës, djalin e xhaxhait të Astrit Keçit, Durim Keçi edhe ai i akuzuar për trafik droge në Itali. Ata dyshohet se janë pjesë e të njëjtit rrjet në trafikimin e lëndëve narkotike

Paralelisht me operacionin e zhvilluar në Durrës, policia arrestoi në Lezhë edhe 49-vjeçarin Shkëlqim Sufja. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2006 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Po ashtu ky arrestim u zhvillua për llogari të drejtësisë italiane, pasi mbi të rëndonte një dënim me 22 vite burg nga Gjykata e Bolonjës.

Tv Klan