Gjykata Europiane e të Drejtave të Njreiut ka vendosur që të gjithë punëdhënësit mund të ndalojnë mbajtjen e simboleve fetare për të punësuarit e tyre.

Çështja në Gjykatën e Strasburgut nisi pasi një grua myslimane denoncoi vite më parë, për diskriminim të drejtpërdrejtë punëdhënësin e saj, i cili e pengonte të mbulohej me shami në orarin e punës. Gruaja myslimane, u përball në atë kohë me largim nga puna pasi kundërshtoi heqjen e shamisë.

Çështja e cila daton në vitin 2006, ka marrë sot një zgjidhje përfundimtare.

Punëdhënësit mund t’ua ndalojnë punonjësve veshjen e simboleve të dukshme fetare, përfshirë mbajtjen e shamive nga gratë myslimane.

Ne deklaratën e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë thuhet, “Një rregull i brendshëm i një ndërmarrjeje, që ndalon mbajtjen e ndonjë shenje të dukshme politike, filozofike ose fetare, nuk përbën diskriminim të drejtpërdrejtë”.

Të njëjtin vendim, Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka dhënë edhe për një grua tjetër në Belgjike, e cila ishte larguar nga puna pas refuzimit për të hequr shaminë./ TV KLAN