palmira

Rrënojat e Palmirës, qytetit të themeluar 4 mijë vjet më parë, një prej trashëgimive të rralla historike rrezikojnë të asgjësohen.

Shteti Islamik ka tashmë nën kontroll qytetin e shpallur nga UNESCO, si trashëgimi botërore.

Xhihadistët vranë mbi 100 militantë mbështetës të qeverisë siriane, në betejën që zgjati për disa ditë.

Observatiori Sirian për të Drejtat e Njeriut, që mban nën mbikqyrje Shtetin Islamik tha se ende nuk ka evidenca se shkatërrimi ka nisur.

Qeveria siriane njoftoi se militantët e Damaskut ishin tërhequr, por bëri thirrje të bëhet ç’është e mundur për të shpëtuar rrënojat e atij, që konsiderohet si Oazi mes shkretëtirës siriane, apo Venecia e Lindjes së Mesme.

Qindra statuja të lashta janë zhvendosur në një vend të sigurtë, por sipas autoriteteve është e pamundur të zhvendosen monumentet e mëdha.

Drejtorja e përgjithshme e UNESCO -s Irina Bokova tha se shkatërrimi i Palmirës, jo vetëm do të ishte një krim lufte, por edhe një humbje e madhe për njerëzimin.

Ndërsa për Shtetin Islamik, që nuk e ka për gjë të shuajë nga harta qytetet historike, marrja e Palmirës shënon epërsinë ndaj qeverisë së Asad në territorin sirian. Tashmë më shumë se gjysma e vendit u përket atyre.

Tv Klan