_87699382_capture

 

Hakmarrja e Turqisë për sulmin terrorist të ISIS në Stamboll do të jetë e ashpër. Kështu u shpreh Kryeministri Davutoglu teksa avionë turq bombarduan disa baza xhihadistësh në zonat kurde të Sirisë e Irakut, me të paktëm 200 viktima. Ashpërsimi i qëndrimeve të Ankarasë përkoi me dy sulme të tjera me autobomba në juglindje të Turqisë.

Shpërthimi I parë-që u pasua me goditje predhash- ndodhi përpara një komisiariati policie në Cinar, në rajonin e Dijarbakërit, me shumicë kurde. Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u plagosën.

Mes viktimave kishte dy policë, një foshnje pesë muajshme, një vajzë 1 vjeç dhe një djalë pesë vjeçar.

Në të njëjtën kohë, militantët sulmuan një tjetër komisariat policie në Midiat, në afërsi të provincës Mardin, por këtu nuk ka raportime për viktima.Zyrtarët turke akuzuan për sulmin, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, shumë aktive në provincat me shumicë kurde.

Deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përsiper sulmet.

Tv Klan