Katër zjarrfikës nga qyteti i New York-ut kanë ndjekur një burrë me biçikletë pasi goditi një grua rastësisht në fytyrë duke ecur në trotuar, vetëm disa metra larg nga Stacioni i Zjarrfikësve.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurimit të bizneseve që ndodheshin aty pranë.

Gruaja 60-vjeçare me një këmishë blu ishte duke ecur në një trotuar në qytetin e Brooklyn, ndërkohë një burrë i afrohet me biçikletë dhe e gjuan me grusht në fytyrë duke e rrëzuar në tokë.

Në ato momente, zjarrfikësit kanë dalë nga stacioni me vrap dhe e kanë ndjekur. Pasi ia prenë rrugën, ata e shtrinë në tokë derisa të vinte policia./tvklan.al