Mediat shtetërore ruse nuk do të mund të përfitojnë nga reklamat e platformës së YouTube

Në rrjedhë të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë vjen edhe bllokimi i reklamave të mediave shtetërore ruse nga Google. Alphabet, kompania amë e platformës, YouTube, ka thënë se mediat shtetërore ruse nuk do të mund të përfitojnë nga reklamat më në këtë rrjet.

Russia Today dhe kanale të tjera ruse nuk mund të marrin para nga reklamat në YouTube dhe faqe të tjera që janë në pronësi të Alphabet.

Kompania ka thënë se këto media as nuk do të mund të blejnë reklama përmes shërbimeve të kompanisë Google. Një zëdhënës i Alphabet ka thënë se ky vendim u mor në kuadër të situatës së jashtëzakonshme dhe nëse do të jetë e nevojshme do të merren hapa të mëtejshëm.

Ky vendim vjen pasi Ministri për Transformim Digjital në Ukrainë, Mykhailo Fedorov, i ka kërkuar platformës YouTube që të bllokojë propagandën ruse.

Mediat shtetërore fitojmë miliona dollarë në vit nga reklamat në YouTube dhe nga shërbime tjera të Google. Ndërkohë edhe Facebook dhe Tëitter kanë bllokuar tashmë reklamat nga Rusia.

Klan News