Kjo pikë e këmbimit dhe transfertave valutore në Shkozet të Durrësit është grabitur mëngjesin e sotëm nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit në kohën që njësia sapo ishte hapur nga një punonjës i saj. Autorët ishin dy persona me skafandra motori. Punonjësi i pikës së këmbimit i tha policisë se njëri prej autorëve mbante në dorë një pistoletë.

Gjithçka është zhvilluar në pak sekonda kur autorët kanë kërcënuar punonjësin tu japë të gjitha lekët kishte në arkë. Mësohet se grabitësit kanë mundur të marrin një sasi të konsiderueshme në lekë dhe valutë dhe më pas janë larguar me një motoçikletë.

Nga kjo ngjarje nuk pati persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë së Durrësit. Pika kontrrolli u ngritën te Ura e Dajlanit, në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë, si dhe tek unaza e Shkozetit, por pa mundur të bienë në gjurmë të autorëve.

Tv Klan