Kryetari i Asamblesë së Partisë Aleanca Demokratike Gramoz Pashko shprehet kundër largimit të Fatos Nanos nga qeveria. Sipas tij idetë e krytarit të partisë Neritan Ceka për largimin e Nanos janë thjesht opinionet e tij personale. Në konferencën e sotme për shtyp të shefit të propagandës së Aleancës Demokratike Gjergj Zefit dhe kryetarit të asamblesë Gramoz Pashko mohuan që të kenë përçarje në parti dhe sipas Pashkos pikërisht kjo parti e sheh si të domosdoshme qëndrimin e Nanos në krye të qeverisë pasi situata nuk është e përshtatshme. Duke kujtuar ditën  konfrontimit të armatosur, Pashko shpjegoi pavendosmërinë e policisë për të ndërhyrë ku sipas tij as policia dhe as garda nuk ishin të motivuar për të qëlluar mbi njerëzit, ndërsa për ndërhyrjen e trupave nga ministri Teta erdhi si pasojë e ndërhyrjeve të opinionit ndërkombëtar. Gramoz Pashko që njëkohësisht është dhe këshilltar i kryeminsitrit Nano, u shpreh se ka besim tek qeveria dhe se Partinë Demokratike e akuzon për bashkëpunim me bandat e armatosura.

Pamje Partia Aleanca Demokratike, kryetari Gramoz Pashko, Gjergj Zefi./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo