Një person është arrestuar nga policia pasi është kapur me granata luftarake difensive. Policia e Fierit ka vënë në pranga 28-vjeçarin Saimir Kulari, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier.

Sipas policisë  ky person është kapur teksa po qarkullonte me mjetin tip “Golf lV”  me targa AA 665 HE.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 granata luftarake difensive.

Gjithashtu nga testi i alkolit që i’u bë këtij shtetasi rezultoi se ai ishte në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt.”/tvklan.al