Një atentat me bombë Molotov ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në selinë e partisë Syriza në Athine.

Mësohet se një agjent ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, ndërsa ka pasur dhe disa dëmtime materiale ne ndërtesë dhe në makinat e parkuara jashtë.

Sipas burimeve nga hetimi, të cituara nga mediat greke, 35 persona të dyshuar janë ndaluar për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë shpërthim./tvklan.al