Dy shtetas shqiptarë janë ndaluar nga policia në Greqi. Me makinën e tyre ata po transportonin 22,3 kg kanabis, e cila u sekuestrua nga policia. Droga ishte e ambalazhuar në 9 paketa, e ndarë në tri çanta.

Dy shqiptarët u arrestuan teksa udhëtonin në hyrje të Janinës, duke ardhur nga Shqipëria. Ata akuzohen për trafik droge./ tvklan.al