Të burgosurit në qytetin verior italian të Parmës janë në grevë urie për shkak të kushteve të këqija në instiucionet e vuajtjes së dënimit.

Greva është e fundit në një valë protestash që ka përfshirë burgjet e vendit ku rastet e vetëvrasjeve të të dënuarve kanë arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohrave.

Qeveria e kryeministres Giorgia Melonit është përgjigjur duke kërcënuar se do ta bëjë edhe grevën e urisë një vepër penale, një hap që ekspertët thonë se nuk është parë në asnjë demokraci tjetër perëndimore.

Masa është një ndër nismat e tjera për rendin dhe ligjin nga Meloni, e cila ëshët zotuar të ashpërsojë dënimet ekzistuese përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor.

Mirëpo,kjo qasje e kryeministres Meloni shqetëson si ekspertët ligjorë ashtu edhe punonjësit e burgjeve. Ata thonë se problemi i vërtetë me të cilin përballen burgjet e Italisë është se ato janë të mbipopulluara dhe me staf të pamjaftueshëm, duke e bërë të vështirë për të burgosurit aksesin e shërbimeve shëndetësore, psikiatrike dhe arsimore.

Si rrjedhojë, problemet psikologjike janë të shumta, morali është i ulët dhe grevat e urisë janë të shpeshta, qoftë për arsye personale ose për kushtet e këqija të burgut.

Angela Della Bella, pedagoge e së drejtës penale në Universitetin e Milanos, thotë se ndryshimet në kodin penal do të nënkuptojë më shumë gjykata të mbipopulluara dhe më shumë mbipopullim në burgje, çka do ta ndërlikonte më shumë situatën dhe nuk do ta zgjidhte atë.

“Statistikat tregojnë se ata që përjetojnë një situatë të keqe në paraburgim jo vetëm që nuk rehabilitohen, por ka gjasa të vazhdojnë apo edhe të kryejnë më shumë krime. Mesazhi që duhet të evidentohet është se më shumë burgje nuk garantojnë më shumë siguri.”

Italia nuk është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që vuan nga mbipopullimi i burgjeve. Sipas të dhënave nga Eurostat Burgjet në Francë, Greqi, Rumani dhe Qipro kanë të gjithë më shumë të burgosur se kapaciteti i tyre zyrtar.

Klan News