Gjatë javës së fundit aktiviteti gripal është rritur ndjeshëm në vendet e Europës veriore e perëndimore, por edhe asaj jugore. Vlerësimi i vjen nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, që njofton se në kontinentin tonë po qarkulljnë të dy tipet e gripeve, A dhe B.

Ekspertët e shëndetësisë janë të shqetësuar, veçanërisht për shpërthimin e epidemive. Ai që shqetëson më së shumti mjekët është Virusi H2N2, i njohur ndryshe si gripi australian, që prej këtij fillim viti ka prekur Europën.

Në veçanti Britania e Madhe është në alarm për shëndetësor, pasi rreth 22 mijë persona kanë shkuar për kujdes shëndetësor vetëm në javën e parë të vitit.

Tv Klan