Një grua pretendon se ka parë Jezusin teksa ndodhej në shtratin e vdekjes, për shkak të një shtatzënie jashtë mitre.

Pacientja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, sipas

“The Sun”

tha se i thërriti Jezusit dhe iu lut që të mos e linte fëmijën e saj të vdiste kur ndodhej në spital.

Ishte pas këtij momenti, sipas saj, kur pa një dritë të madhe në cep të dhomës, ku shfaqej silueta e një mashkulli.

“Ndjeva se po vdisja”,

shprehet ajo në një video të postuar në Facebook.

“Ndjeva vdekjen. Ndjeva se po e lija trupin, isha gati për të vdekur dhe mendova “OK” kaq ishte”.

gruaja

Ajo u la vetëm për pak momente nga stafi i spitalit dhe sipas saj, ishte pikërisht ky momenti kur u takua me djalin e Zotit.

“Pashë një dritë të madhe e të shndrritshme. Nuk ia shihja dot fytyrën, por mund të shihja duart e këmbët dhe kokën. Po vinte drejt meje dhe u ndjeva vërtetë e frikësuar”.

Mjekët i thanë gruas se kishte më pak se 4 minuta jetë dhe ishte në këtë moment asaj iu shfaq Jezusi.

Ajo u dërgua më pas në sallën e operacionit, ku dhe arriti të mbijetonte. Ndërsa bebja e saj, fatkeqësisht kishte vdekur më parë./tvklan.al