Vetëm një ditë përpara mbajtjes së seancës konstitutive të parlamentit maqedonas, ku do të zgjidhet edhe kreu i ri i Kuvendit, janë shënuar përplasjet e radhës me dy forcave kryesore politike në Maqedoni.

Kreu i VMRO, ka akuzuar në rrjetet sociale Zoran Zaevin e LSDM-së se platforma e partive shqiptare të Maqedonisë, të cilën Zaev e quan platforma e Tiranës, është një mashtim zgjedhor dhe se është kundër shtetit.

Pas deklaratës të Nikolla Gruevskit, ka reaguar Lidhja Social Demokrate e Maqëdonisë (LSDM). Gruevski ka frikë se do të japë përgjegjësi për krimet e bëra dhe është i gatshëm që për interesa personale ta dërgojë Maqedoninë në krizë edhe më të thellë, thuhet në deklarën e LSDM-së.

Më herët, nga LSDM u bë me dije se të hënën përveç zgjedhjes së Kreut të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime do të zgjidhet edhe kryeparlamentari i ri, i cili për herë të parë do të jetë nga radhët e shqiptarëve.

Sipas LSDM shumica prej 67 deputetëve është e mjaftueshme për të përfunduar konsitutimin e Kuvendit të lenë përgjysmë më 30 Dhjetor të vitit të kaluar.

LSDM dhe BDI kanë rëndë dakord që në krye të Kuvendit të zgjidhet deputeti i BDI-se Talat Xhaferi.

Tv Klan