Pep Guardiola e shikon Anglinë pranë një suksesi në arenën ndërkombëtare që e pret prej 58 vitesh.

Trajneri i Manchester City i cili stërvit çdo ditë disa lojtarë të përfaqësueses angleze, i referohet ecurisë së skuadrës në turnetë e fundit.

“Është një ekip me të vërtetë i mirë. Nuk ka vetëm sulmues të talentuar, por është i gjithë grupi. Gareth e di mirë çfarë duhet të bëjë. Kam ndjesinë si të gjithë besoj se Anglia ka bërë hapa përparë në turnetë e fundit. Humbi një finale në Europian dhe mbërritën në gjysmëfinale në dy Botërorët e fundit. Nëse kjo ndodh çdo 2 vjet do të vijë momenti i duhur”.

Në Europianin që nis më 14 Qershor, Anglia është favorite për të dalë e para në grupin ku ndodhen edhe Sllovenia, Danimarka dhe Serbia.

Gjermania si mikpritëse e Euro 2024, Franca, Spanja dhe Portugalia shikohen si kandidatët e tjerë për të ngritur trofeun.

Tv Klan