Pep Guardiola pret versionin më të mirë të Manchester United edhe pse skuadra e tij Manchester City do ta nisë derbin e së dielës si favorite. “Qytetarët” kanë fituar pesë nga gjashtë sfidat e fundit kundër “Djajve të kuq” në të gjitha kompeticionet dhe gjenden 15 pikë përpara kundërshtarëve të tyre në Premier Ligë.

Por Guardiola, skuadra e të cilit synon për vitin e dytë radhazi tripeletë titujsh tha se sfida ndaj ekipit të Erik ten Hag nuk duhet marrë lehtë.

“Unë pres më të mirën nga United, por nuk flas për çfarë ata bëjnë, për kundërshtarët që i respektoj shumë. Kur United luan mirë, i fiton ndeshjet! Kur ata janë ok, nuk kanë stres. Jemi në mars, ata kanë humbur vetëm një ndeshje, ndaj Fulhemit javën e kaluar. Për derbin nuk do ta kem të gatshëm Xhek Grilish, nuk e di kur do të rikuperohet.”

Tekniku spanjoll nuk pret që mesfushori anglez të kthehet përpara pushimit ndërkombëtar në fund të muajit, kur Anglia do të luajë dy ndeshje miqësore me Brazilin dhe Belgjikën.

Klan News