Dyshimet erdhën pas veprimit të babait të modeles

Modelja e njohur Hailey Biber  ka mohuar theshthemet për një krizë të mundshme me këngëtarin Justin.

Dyshja , të cilët u martuan në vitin 2018, ndezën thashethemet për një krisje të raportit të tyre këtë javë pasi babai I modeles Stephen Baldëin ripostoi  një mesazh që u bënte thirrje fansave të luteshin për Hailey dhe Justin Bieber.

Ai nuk shpjegoi se çfarë po kalonin çifti i njohur, por ai postim shqetësoi fansat e këngëtarit dhe modeles duke bërë që të kishte spekulime lidhur me marrëdhënien e tyre.

Pas atij postimi dolën në Tik Tok materiale të ndryshme nga fansat që aludonin për prishje të raportit të tyre. Megjithatë me këtë postim në rrjetin  e saj Instagram ajo ka sqaruar gjithçka.

Justin dhe Hailey kanë folur hapur për vështirësitë që hasën në fillimin e martesës së tyre pasi Justin luftoi me probleme të shëndetit mendor dhe abuzimin me substancat.

Megjithatë, pavarësisht problemeve të tyre ata vijojnë romancën e tyre prej vitesh.

Klan News