Hajduti i Torontos fiton vendin e punës falë policit që i bleu këmishën për intervistë



Të hënën e kaluar, një hajdut u kap në Toronto, duke vjedhur veshje për një intervistë pune. Niran Jeyanesan shkoi për ta arrestuar, por u prek nga historia e 18 – vjeçarit, ndaj vendosi t’ia dhuronte rrobat.

Tani oficeri ka zbuluar se i riu e ka fituar vendin e punës dhe se do të fillojë javën e ardhshme.

“Ai fillon punë të hënën,” tha Jeyanesan për CP24 të Kanadasë nëpërmjet e-mail. “Ai më tha që kishte veshur këmishën dhe kravatën. Jam shumë i lumtur!”

Oficeri u shpreh se stafi i Walmart e kishte kapur hajdutin në përpjekje për të vjedhur një këmishë, kravatë dhe çorape.

“Ky i ri po përballet me vështirësitë e jetës, ndaj po përpiqej t’i rregullonte të gjitha, duke siguruar të ardhura për familjen e tij dhe duke u përpjekur për të gjetur një punë”, tha z. Jeyanesan.

“Ky person nuk kishte burime të ardhurash. Ai donte vetëm të shkonte ta fitonte atë punë, por  mendoj se ai bëri një gabim.”

Djali i kishte thënë oficerit se i ati ishte i sëmurë dhe si pasojë familja e tij kishte kaluar periudhë të vështirë.

Oficeri Jeyanesan u shpreh se falë “disa miqve që ishin të gatshëm të ndihmonin”, tani burri është gjithashtu i punësuar.

Duke folur për BBC më datë 7 Gusht, punonjësi Paul Bois vlerësoi veprimin e tij.

“Arrestimi i tij nuk do të ishte në interesin e askujt”, tha ai. “Unë reagova shumë pozitivisht ndaj lajmit sepse çështja u zgjidh nga veprimi i oficerit. Ai shfaqi qëllimin tonë për të qenë modelë pozitiv në komunitet.”/ tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*