Një grua u tmerrua kur u zgjua dhe vuri re se po ndante shtratin me një gjarpër rreth 1 metër të gjatë. Pitoni mbretëror, i cili besohet se ishte arratisur nga një shtëpi aty pranë, ishte futur në apartamentin e gruas në Kensington, në perëndim të Londrës, teksa ajo po flinte.

Sipas asaj që shkruan BBC, gruaja doli menjëherë nga dhoma dhe telefonoi autoritetet përkatëse, megjithatë kur ata arritën gjarpri ishte larguar.

Zvarraniku u gjet një ditë më pas, në korridorin e apartamentit, nga oficerja Jill Sanders.

“E shkreta grua do të ketë pësuar shokun e jetës kur pa gjarprin në shtrat

“, tha Sanders. Autoritetet besojnë se zvarraniku mund të ishte kafshë shtëpiake e ndonjë personi që jetonte pranë.

“Zvarranikët, në veçanti gjarpërinjtë janë shumë të zotë në arratisje dhe do të shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u futur në ndonjë hapësirë, siç mund të jetë një derë e lënë pak hapur”,

shtoi Sanders.

/tvklan.al