Producenti i njohur amerikan Harvey Weinstein u deklarua i pafajshëm për akuzat e përdhunimit dhe ngacmimit seksual që rëndojnë ndaj tij. Weinstein u paraqit këtë të martë në Gjykatën e Lartë në Nju Jork, duke mohuar akuzat e rënda të bëra nga dhjetëra gra, aktore dhe ish-bashkëpunëtore të tij.

Avokati i Harvey Weinstein tha për mediat se klienti i tij, nuk ka kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale pa konsensus. 66-vjeçarit iu paraqit akuza javën e kaluar, por u lirua me kusht, duke pranuar të paguajë 10 milionë dollarë gjobë dhe të monitorohet 24 orë përmes një pajisjeje.

Gjykata do të vendosë më 30 Korrik për skandalin seksual ku u përfshi producenti i njohur.

Tv Klan