Bizneset po marrin punëtore nga Bangladeshi, Nepali dhe India

Liberalizimi i vizave që nga 1 Janari i këtij viti për shtetasit kosovare ndonëse vetëm për qëllime turistike ka sjellë largimin masiv të fuqisë punëtore. Në këto kushte bizneset po marrin punëtorë nga Bangladeshi e India.

Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës: Mungesa e fuqisë punëtore na paraqitet si sfida më e madhe, dhe punëtorëve të kualifikuar dhe të pakualifikuar. Edhe pse kanë ndërmarë masa bizneset për të zbutur mungesën e fuqisë punëtore përmes investimit në pajisjet e teknologjisë kjo po paraqet kosto shtesë për biznesin. Por edhe importimi i fuqisë punëtore nga vende të tjera nuk po paraqet një siguri se ato punëtore do të qëndrokjnë gjatë në Kosovë. Ata e shohin Kosovën si një vend tranzit, derisa të gjejnë një mundësi tjetër për të dalur në vende të BE. Kështu që kjo mbetet sfida më e madhe për sektorin privat.”

Oda Ekonomike kërkon nga Qeveria Kurti që të hartojë një plan për të ndaluar të rinjtë që të mos ikin nga Kosova.

Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës: Është shumë e çuditshme si nuk sillet një plan i veprimit si të mundohemi me i ndalur të rinjtë me ik jashte dhe me u munduar me i kthy ato që janë jashtë që me pa Kosovën se ka një të ardhme.”

Në kuadër të liberalizimit të vizave Komisioni Europian do të paraqes edhe këtë vit raportin për Kosovën çka mund të sjellë penalizimin e saj për rikthimin e vizave në zonën Shengen.

Klan News