Hetuesit holandezë thonë se kanë zbuluar prova të forta se një sistem raketash i ushtrisë ruse shkarkoi raketën që të rrëzonte fluturimin e avionit MH17 mbi Ukrainën lindore në vitin 2014.

Këtë të enjte ekipi i udhëhequr nga holandezët konfirmoi lajmin se avioni me 298 persona në bord është qëlluar nga raketa ruse.

Por Rusia ka hedhur poshtë këto pretendime dhe tha se nuk ka përdorur asnjë raketë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov i tha BBC: “

Ne nuk mund t’i pranojmë si të vërteta përfundimtare atë që thonë ata”.

Zyrtari holandez Wilbert Paulissen, nga Ekipi i Përbashkët Hetimor (JIT), u tha gazetarëve këtë të enjte se nga rezultatet e hetimeve për sulmin e avionit është përdorur raketa e cila i përket forcave të armatosua ruse.

298 viktima

Avioni Boeing 777 i Malaysia Airlines me numrin MH17 u rrëzuar më 17 Korrik 2014 në lindjen e Ukrainës, në një rajon luftimesh. 298 vetë humbën jetën, 193 holandezë, katër gjermanë. Avioni ndodhej në itinerarin e fluturimit nga Amsterdami në Kuala Lumpur.

Incidenti ndodhi në kulmin e konfliktit midis trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.

Në Tetor të vitit 2015, Bordi Hollandez i Sigurisë tha se aeroplani ishte goditur nga një raketë ruse.

Në Shtator të vitit 2016 u ngrit një grup hetimor ku morën pjesë zyrtarë nga  Holanda, Australia, Belgjika, Malajzia dhe Ukraina, të cilët dolën në të nëjjtin përfundim me atë të mëparshmin.

/tvklan.al