1

Skëndërbeu ka patur një short relativisht të mirë duke shmangur në grupet e Europa League ekipe si Borussia Dortmud, Napoli apo Liverpool. Ekipi kampion i Shqipërisë është pjesë e Grupit H sëbashku me Sporting Lisbon, Besiktas dhe Lokomotiv Moskva.

Portugezët e Sporting paraqiten si ekipi më i fortë, pasi në sezonin 2004 – 2005 mbërritën deri në finalen e Kupës UEFA. Besiktas është ekipi tjetër që do t’i krijojë probleme skuadrës së Mirel Josës. Klubi turk ka mbërritur deri në çerekfinalet e Kupës së Kampionëve në vitet 80’ dhe në të njëtën fazë të Kupës UEFA në 2003.

Sporting Lisbon dhe Besiktas janë përballur më parë me ekipe shqiptare. Të dy kanë luajtur në vitet 80’ ndaj Dinamos duke eliminuar atë nga Kupat e Europës. Lokomotiv Moskva duket si skuadra më e dobët në letër. Skënderbeu mbërriti në Europa League nga play off i Champions ku u eliminua nga Dinamo Zagreb. Ndeshjet e fazës së grupeve të Europa League do të nisin më 17 shtator. Grupet A dhe J duken më interesantët.

Tv Klan