Arsyen e marrëdhënieve të acaruara mes Shqipërisë e Greqisë, Kryeministri Rama e sheh tek Ligji i Luftës, që Athina zyrtare mban ende në fuqi. Duke replikuar nga seanca plenare me kreun e PBDNJ -së, Vangjel Dule, lidhur me prishjen e disa objekteve në Himarë, Rama i kujtoi mikut të tij të vjetër një çështje ende të pazgjidhur me fqinjin jugor, çështjen Çame.

Ndërsa Kryeministri e cilësoi një praktikë rutinë prishjen e ndërtimeve në Himarë, në kuadër të projektit për rilindjen urbane në këtë zonë, Vangjel Dule iu kundërpërgjigj duke thënë se fshihet pas dështimeve në tre vjet qeverisje.

Kryeministri shpjegoi edhe qëndrimin e tij lidhur me një status të bërë pak ditë më parë për Akropolin.

Në këtë debat u përfshi edhe ish – Kryeministri Sali Berisha, i cili tha se pas prishjes së ndërtimeve në Himarë fshihen interesa mafioze.

Sipas Berishës, Kryeministri paralajmëroi dështimin e tij në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe për këtë do të bëjë fajtor Vangjel Dulen.

///

Himara/ Rama – Dules: Më do kundër Greqisë për interesat e tua partiake

Kryeministri Edi Rama është shprehur në foltoren e Kuvendit mbi çështjen mjaft të nxehtë të ditëve të fundit, atë të Himarës, që ka tërhequr vëmendjen e Greqisë.

Duke i’u kundërpërgjigjur akuzave të Kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule, i cili tha se plani urbanistik i qeverisë në Himarë i shërben qëllimeve të mbrapshta dhe politike, duke e quajtur kryeministrin si grabitës të pronave, Rama tha se plani i Bashkisë Himarë është në funksion të rilindjes urbane, dhe në interes publik.

Sa i përket sulmit të mediave greke, Rama ia ka atribuar këtë Dules, i cili sipas Ramës, e do kryeministrin armik të Greqisë për interesat e veta politike.

Kryeministri tha se Dule po dezinformon qëllimisht duke u përpjekur për t’i hedhur benzinë zjarrit.

“Është hapur një debat ndërkombëtar për disa banorë të Himarës për planin e Bashkisë së Himarës, një projekt urban. 

Ai qytet sot ka hyrë në rrugën e një transformimi rrënjësor. 

Himara është ndër qytet më të dërrmuara nga 20 e kusur viteve të ndërtimeve, qoftë me leje qoftë pa leje. 

Siç dihet botërisht Himara nuk është i vetmi qytet që ka hyrë në këtë rrugë.

Shpronësime të tilla të paligjshme apo prishje ndërtimesh të ligjshme me shpronësime ka patur edhe në qytetet të tjera të Shqipërisë. Kjo është një procedurë rutinë e ligjshme. 

Për arsye të realizimit të projekteve të rilindjes urbane janë prishur me shpronësim kur kanë qenë të ligjshme dhe pa shpronësim të paligjshme 

9990 objekte në të gjithë Shqipërinë .

Në Himarë projekti ka kërkuar vetëm prishjen e 80 objekte, nga këto vetëm për 6 objekte duhet ndjekur procedura ligjore e shpronësimit, një shifër mikroskopike në krahasim me objektet e tjera, një operacion që mbështetet tërësisht nga komuniteti.

Dikush që nuk e di se ku fle lepuri Iikësaj ferre as që mund ta konceptojë dot se si për 12 ndërtime pa leje dhe për 6 me leje të ngrejë një shtet fqinj me deklarata për të nxirë qeverinë e Shqipërisë. 

Çfarë thashë që të meritoja gjithë atë vëmendje në Greqi përgjatë këtyre ditëve.

Pse s’ju erdhi mirë kur përmenda Gj. Dushmanin.

Unë nuk mërzitem se në Himarë flitet greqisht, pse mërziten grekët se në Athinë flitej dikur shqip?

Po përpiqesh të sajosh me çdo kusht armik Greqisë dhe të gjithë këtë po e bën në interes të partisë tënde që po tretet. 

S’të vë faj se ke dëgjues në Athinë .”/tvklan.al