Një efektiv i Policisë Kufitare në Himarë ka mbetur i plagosur, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë motorin e gomones.  Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 19:35, në një nga gomonet e portit që ishte e fikur dhe e parkuar.

Nga ky incident ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë Kufitare B.I., 46 vjeç, banues në Himarë. Ky i fundit është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë  e një shkëndije elektrike, në momentin kur drejtuesi i gomones ka qenë duke kryer shërbimet përkatëse të nxjerrjes së ujit, nëpërmjet ndezjes së pompës./tvklan.al