FUETransplanti i flokëve është metoda më e re e cila ka tërhequr vemendje të gjerë tek njerëzit. Tashmë të gjithë janë njohur me rezultatet e transplantit të flokëve të futbollistit anglez Wayne Rooney, i cili duket ndryshe me flokët e reja.

Thuhet se futbollisti i famshëm, Rooney është duke përdorur një pluhur i cili rrit volumin e flokëve dhe ato ndryshojnë 100 për qind me kalimin e kohës.

Rooney është shembulli më i mirë për t’i treguar dikujt në lidhje me transplantin që ai kreu pas rënies së vazhdueshme të flokëve.

Mediat britanike thonë se Wayne Rooney për transplantin e flokeve iu deshën rreth dy ditë, transplant i cili u krye në klinikën estetike të “Harley Street”.

Mjekët përdorën metodën më moderne të kohës,“Fue”.

Follicular Unit Extraction.

Kjo procedurë duhet të kryhet nga një kirurg i cili duhet të ketë aftësi të mira nga ana mjekësore, por dhe nga ajo estetike në mënyrë që të arrijë të përshtasë estetikisht transplantin e kryer, pra të ketë aftësi artistike për të menduar një hap përpara nga pjesa tjetër.

Procedura

Procedura e mbjelljes së flokëve me metodën “Fue” kohët e fundit është shtrirë masivisht. Ajo konsiston në marrjen e flokëvë tek pacienti në zona të dendura dhe mbjellja një e nga një në pjesën ku flokët kanë rënë. Por përpara së të kryhet transplanti, mjeku specialist kryen disa analiza. Nësë flokët janë në gjendje për t’u rimbjellë apo jo? I gjithë procesi kryhet me anestezi lokale dhe nuk ka asnjë efekt anësor. Operacioni zgjat të paktën 10 orë dhe rezultatet e metodës “Fue” janë mbreslënëse.

Brenda tre muajsh flokët e mbjellë dalin, por mos u shqetësoni nëse ato bien menjehërë. Mjekët britanik thonë se gjashtë muaj zgjat procedura normale, deri në arritjen e rezultatit të dëshiruar.

Pas gjashtë muajsh do të keni flokët tuaj si më parë, falë kësaj metode fantastike.

Çmimi

Çmimet variojnë nga 6.000 euro e lart.

Sipas disa gazetave transplanti i Wayne Rooney ka kushtuar më shumë se 30.000 paund.

Kujdes

Transplanti i flokëve ashtu si edhe çdo operacion tjetër duhet të planifikohet me kujdes pasi ka rëndësi jetike, ndaj duhet të zgjidhet një kirurg i specializuar, për të mos thënë më i miri që mund të jetë. Para se të merrni një iniciativë të tillë është e rëndësishme që të bëni disa kërkime rreth transplantit të flokëvë për t’u njohur edhe me efektet anësore të tij. Është shumë e rëndësishme që të bëhen kërkime për thellësinë e flokut tuaj, për folikulat që përmban, si dhe për teknikat e transplantit që jo gjithmonë janë njësoj.

Femrat

Transplanti i flokëvë tek femrat nuk është shumë i popullarizuar, pasi pjesa më e madhe e tyre përdorin metoda të ndryshme, duke mos krijuar mundësinë e transplantit, sepse vetvetiu përdoimi i shumë esencave bën që floku të dobsohet.

Vilma Kërçiku