presidenti-nishani-kruje-21

Nga muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” i Krujës Presidenti i Republikës Bujar Nishani nisi kuvendin me moton “Historia i flet së ardhmes”.

Në një aktivitet ku përveç deputetëve dhe përfaqësuesve të politikës, merrnin pjesë historian edhe akademikë, Presidenti Nishani tha se jo pa qëllim ky kuvend mbahej në ditën e Pavarësise së vendit.

Mesazhi i kreut të shtetit në këtë ditë ishte bashkimi. Ai solli në vemëndje konferencën e Mukjes së 1943 mbajtur shumë pranë Krujës dhe që sipas Presidentit përçon vlera të unitetit kundër së keqes.

Bujar Nishani – President i Republikës: “Mesazhi që ajo përcjell në kohë mbetet aktual, bashkim forcash, energjish, vullnetesh për t’i shpërbyer së bashku Shqipërisë, që ajo të arrijë standardet e një shoqërie demokratike të emancipuar, qoftë edhe si kundërshtarë politikë me njëri-tjetrin. Po ashtu, prishja e asaj marrëveshje na kujton se sa shumë kemi rrezikuar kur pushteti vihet mbi shtetin si qëllimi i vetëm, duke e konsideruar kundërshtarin armik”.

Presidenti Nishani kërkoi më shumë angazhim të akademikëve dhe njerëzve të letrave për të ndihmuar me fakte konkrete debatet e hapura për çështje të historisë. Presidenti kërkoi që edhe kujtimi për kastriotët të jetë më i pranishëm që nga shkollat deri tek shfaqjet e artit dhe kulturës.

Tv Klan