Dashi

Do të jetë një ditë e qetë dhe plot me surpriza. Një person që nuk e kishit imagjinuar, po ju mendon. Ndaluni për t’i dhënë një shans. Bëni kujdes me shëndetin.

Demi

Duhet të jini të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që ju rrethon. Edhe në punë duhet të bëni kujdes me kolegët. Ka disa që duna të përfitojnë nga ju.

Binjakët

Do të keni mundësi mjaft të mira për të zgjidhur një çështje të vjetër. Nga ana sentimentale dita do të jetë e qetë. Në familje duhet të përfshiheni më shumë, jeni larguar nga problemet

Gaforrja

Mundohuni që të ndryshoni diçka në jetën tuaj duke nisur që nga gjërat e thjeshta. Do të keni nevojë për një ekuilibër të ri që do t’ju bëjë autonom. Tregohuni të zgjuar me shpenzimet, në të kundërt do të mbeteni trokë.

Luani

Do të arrini të zgjidhni një problem që e tejkaloni prej kohësh. Por mos e kini me nxitim. Ndjesi dhe intuitë e mirë. Vendimet do t’ju vlejnë për të ardhmen.

Virgjëresha

Një ditë plot tension dhe zënka. Do mendoni se të gjithë duan të përfitojnë nga ju. Por kujdes, nuk është kështu. Nëse largoheni nga njerëzit do përfundoni në depresion.

Peshorja

Duhet të punoni më shumë për marrëdhëniet tuaja sociale. Jeni të mbyllur në vetvete. Është mirë që mbrëmjen ta kaloni me shoqërinë.

Akrepi

Sukses në dashuri. Është dita të kaloni momente të paharrueshme me personin tuaj të zemrës. PO ashtu sukses do të keni dhe në punë.

Shigjetari

Do të jeni shumë kurioz sot. Do t’ju pëlqejë që t’u shkoni gjërave deri në fund. Ditë mjaftueshëm energjike sot dhe me shpresa të mëdha.

Bricjapi

Do të zhgënjeheni nga fjala një shoqeje/shoku ose e një të afërmi. Megjithatë tregoni edukatën tuaj, sepse e ardhmja do të tregojë të vërtetat.

Ujori

Bëjini vetes autokritikë. Kjo gjë do t’ju përmirësojë marrëdhëniet me të tjerët shumë shpejt. Edhe në familje nuk duhet ta ngrini zërin, tregohuni të matur në sjellje.

Peshqit

Shumë mundësi të mira. Por ama duhet të keni kujdes dhe nga keqkuptimet. Në punë kolegët do të shohin me zili, për shkak të suksesit tuaj./ tvklan.al