Dashi

Një miqësi po kthehet në romancë. Dëgjoni këshillën e një miku tuaj për një ëndërr që keni prej kohësh. Ta vendosni këtë plan në veprim do t’ju bëjë shumë të lumtur. Nuk duhet ta ndërprisni punën tuaj, por nuk është e nevojshme të derdhni gjithë energjinë në punë.

Demi

Gjeni kohë për të pushuar, për t’u çlodhur dhe për të reflektuar në të ardhmen. Çdokush do diçka prej teje tani. Në vend që të luani rolin e një ushtari në detyrë jepini vetes pak ditë pushim. Mos kontrolloni mesazhet e punës.

Binjakët

Të shkoni në një festë të madhe do të jetë shumë argëtuese. Jo vetëm do të takoni disa njerëz që pëlqeni por do të bëni edhe disa miq të rinj. Do të ndjeheni të tërhequr fuqishëm ndaj dikujt me shpirt nismëtar.

Gaforrja

Një prezantim profesional do të jetë i suksesshëm. Mos u habisni kur të viheni në krye të diçkaje për shkak të kësaj fitoreje. Keni qenë i papunë? Shfrytëzojeni këtë rast për të aplikuar në një pozicion që duket si i krijuar enkas për ju.

Luani

Do të jetë një periudhë shumë e mirë për të planifikuar një udhëtim të gjatë me të dashurin tuaj. Të vizitoni një destinacion të mrekullueshëm afër detit është shumë e këshillueshme. Do t’ju duket sikur jeni në një muaj mjalti të dytë.

Virgjëresha

Financat do të përmirësohen mjaft. Partneri juaj romantik apo i biznesit do të marrë një rritje të madhe të ardhurash, gjë që do të përmirësojë cilësinë tuaj të jetës. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të rregulluar makinën, kompjuterin ose mobiljet.

Peshorja

Një çështje ligjore mund të vendoset në favorin tuaj. Gjithmonë keni punuar me të drejtë, ndaj është koha juaj të merrni përfitimet. Këshillohet të keni kujdes me shëndetin, sidomos me ushqimet që konsumoni.

Akrepi

Një i afërm do t’ju vijnë në ndihmë pasi të ardhurat tuaja po mbarojnë. Mos mendoni se po lehtësoheni. Duhet shumë masa për të parandaluar prishjen pa kriter të lekëve. Ndaj bëni kujdes!

Shigjetari

Nëse jeni beqar është periudhë shumë e mirë të postoni profilin në një Ëebsite për takime. Mos u përpiqni të krijoni një imazh fals. Do të merrni rezultate më të mira duke portretizuar veten tuaj vërtetësish. Njerëzit do ta admirojnë ndershmërinë tuaj.

Bricjapi

Do të keni më shumë parë për gjëra luksoze. Shfrytëzojeni këtë mundësi të blini mobilje dhe punë artistike të mrekullueshme. Nëse keni shumë dëshirë të blini një vend për veten tuaj do të gjeni një afër lagjes ku jetoni. Prona që mund të merrni tani do të rritet shumë në vlerë.

Ujori

Idetë tuaja brilante do të jenë popullore. Njerëzit kanë një dëshirë të zjarrtë për një mesazh shpresëdhënës. Ju jeni personi i duhur për t’ia dhënë. Në vend që të besoni në anën e keqe të njerëzores, ju vendosni mirëbesimin në të.

Peshqit

Të punoni pas skenave do të jetë përfituese. Punëdhënësi juaj dëshiron dikë me qëndrim të përulur që do të bëjë siç i thotë ai. Edhe pse keni opinionet tuaja të caktuara se si kjo punë duhet bërë, jeni në gjendje t’i mbani ato për vete. /tvklan.al