Dashi – Përpiquni që të mos përfshiheni më shumë seç duhet në çështje që u përkasin të tjerëve. Përdorini aftësitë këshilluese për të lehtësuar shqetësimet e të tjerëve, por pa lejuar që të përfshiheni në problemet e tyre.

Demi – Gjërat mund të lëvizin shumë shpejt, por kjo nuk duhet t’ju shqetësojë pasi keni çdo gjë që iu duhet për ta mbajtur situatën nën kontroll. Mundësi të mira ju presin, sidomos nëse bashkëpunoni me të tjerët. 

Binjakët – Mos u fshihni pas gjërave. Shikoni përpara. Bëjini telefon një miku të afërt me të cilin keni kohë pa folur. Ndonjëherë e harrojmë rëndësinë që kanë miqtë e vjetër dhe kontakti me ta.

Gaforrja – Ka gjëra të rëndësishme për t’u përmbushur kështu që ngrihuni nga shtrati dhe lëvizni. Bashkëpunoni me të tjerët në mënyrë që të përshpejtoni procesin.

Luani – Është momenti të tregoheni socialë dhe me humor. Ruani gjithnjë një perspektivë pozitive ndaj çdo situate. Fjalët që thoni do të mbahen mend gjatë ndaj zgjidhini ato me kujdes.

Virgjëresha – Sigurohuni që të jepni aq sa merrni. Ndonjëherë, kur dashuroni dikë, dëshironi të vazhdoni të jepni vetëm për të treguar ndenjat që keni për të.

Peshorja – Tregohuni socialë me të tjerët dhe ndani mendimet tuaja. Sa më shumë të ndani nga vetja me të tjerët aq më shumë respekt do të fitoni.

Akrepi – Sjellja e fortë dhe plot vetëbesim do të jetë mjaft efektive sot, sidomos kur gjërat do të duken të lëkundura. Mund ta gjeni veten në qendër të vëmendjes dhe kjo është diçka shumë e mirë, pasi ju dini farë mirë se çfarë duhet të thoni.

Shigjetari – Përpiquni sa më shumë që të kthjelloni mendjen dhe t’i jepni vetes mundësinë për të eksploruar gjëra të reja. Një shëtitje mund të jetë një ide e mirë.

Bricjapi – Mos nguroni ta merrni situatën nën kontroll pasi të tjerët do t’ju ndjekin me dëshirë. Do t’i jepni përgjigje edhe disa mendimeve që kanë kohë që vërtiten në kokë.

Ujori – Largojeni frikën për të njohur njerëz apo për të provuar gjëra të reja. Është dita që të rrezikoni dhe të mos e lejoni frikën që t’ju pengojë në ato që mund të jenë eksperienca të mrekullueshme.

Peshqit – Mbani gjithnjë mend se mund t’ia dilni në çdo situatë dhe përballë çdo sfide të re. Ndonjëherë, aspekte të caktuara në jetë kërkojnë më shumë vetëbesim. /tvklan.al