Dashi – Nëse kohët e fundit keni qenë të angazhuar në një projekt që kërkonte punë e mund, sot të merrni shpërblimin e merituar. Të shumtë do të jenë ata që do t’ju përgëzojnë dhe ndoshta ide të reja do të lindin për projekte të tjera. 

Demi – Një mik që jeton larg mund t’ju telefonojë sot. Ndoshta po planifikon një vizitë dhe kjo do t’ju bëjë tepër të lumtur. Mos u shqetësoni për angazhimet që keni në punë, pasi nuk do ta keni të vështirë që të gjeni kohë për të dyja.

Binjakët – Lajme të mira në punë. Sot do të shijoni rezultatet e një pune të lodhshme, plot përkushtim. Madje kjo do të bëjë që dikush që keni përzemër t’ju përgëzojë. Pse jo, shfrytëzojeni këtë mundësi.

Gaforrja – Jeta sentimentale do të karakterizohet nga një gjendje tepër romantike. Kjo mund të vijë edhe për shkak të partnerit që do të jetë me humor tepër të mirë. Planifikoni bashkë fundjavën, pasi do të kaloni orë të paharrueshme.

Luani – Puna tashmë ka përfunduar, ndaj e vetmja gjë që ju pret është shpërblimi i merituar. Nga ana tjetër edhe jeta private nuk duket aspak keq, ndonëse oraret mund të bëhen pengesë.

Virgjëresha – Partneri do të marrë lajme të mira sa i përket karrierës dhe kjo do të jetë një arsye tepër e mirë për të festuar. Mos u shqetësoni nëse keni bërë plane dhe shijoni momentin.

Peshorja – Marrëdhënia me familjen do të jetë tepër e fortë dhe njëkohësisht e bukur. Nga ana tjetër, nëse takoni një koleg jashte pune, edhe ata do t’ju bëjnë të kaloni një kohë të bukur. Kjo mund të tregojë se tashmë keni arritur një stad tjetër komunikimi me njerëzit. 

Akrepi – Një ditë e re sa i përket dashurisë. Konfliktet dhe paqartësitë me njeriun e zemrës tashmë janë sqaruar dhe kjo do të bëjë që të dy të jeni më të hapur për shprehur ndjenjat. Shijojeni këtë periudhë pa menduar për të nesërmen.

Shigjetari – Aspekti financiar shkon për mrekulli, ndaj sot mund të bëni edhe ndonjë shpenzim që lidhet me shtëpinë. Nëse buxheti është i mjaftueshëm mos nguroni të investoni. Sido që të jetë shijojini ftytet e punës pasi e meritoni.

Bricjapi – Dita e sotme do të jetë tepër interesante dhe do të jeni të gatshëm për të dalë dhe për t’u shoqëruar me miq e njerëz të dashur. Nëse keni ndonjë plan për mbrëmjen, sigurohuni që të dilni me partnerin pasi mbrëmja paraqitet mjaft interesante.

Ujori – Imagjinata do të jetë në nivele të larta sot, e ndoshta mund të sjellë edhe ide interesante për të cilat mund të punoni në të ardhmen. Dilni me miqtë dhe tregojuni atyre çfarë ju ka bërë të ndiheni të trishtuar apo të mërzitur ditët e fundit. 

Peshqit – Një event shoqëror do të bëjë që sot të ritakoni njerëz që kishit kohë pa i parë. Do të kaloni kohë të bukur dhe ndoshta do të mbusheni edhe me informacione interesante./tvklan.al