Dashi – Mos e kaloni të gjithë kohën e lirë në palestër sot. Fokusojini energjitë edhe në gjëra të tjera, pse jo në diçka relaksuese. Bëjani qejfin vetes. Puna këto kohë ka qenë e lodhshme dhe ju duhet pak pushim.

Demi – Do të duhet të mbaroni disa punë të vogla në shtëpi dhe të kujdeseni për dikë. Do të jeni me humor të mirë dhe pozitiv, e kjo do të bëjë që të mos e ndjeni lodhjen, sado të ngarkuar. Mbrëmjen shfrytëzojeni për njohje të reja, dilni!

Binjakët – Dhuratat janë gjithnjë të bukura sidomos kur vijnë nga një njeri i dashur. Sot do të merrni pikërisht një të tillë. Në punë mund të hasni pak vështirësi me një koleg, por do të arrini të gjeni shumë shpejt një zgjidhje.

Gaforrja – Mos ekzagjeroni me pijen e netët jashtë, duhet të punoni gjatë ditës dhe nëse jeni të lodhur e pa fuqi, nuk do t’ia dilni të mbyllni çështje që kërkojnë vëmendjen tuaj.

Luani – Mos i harroni asnjëherë mësimet që keni marrë në të shkuarën, janë një udhërrëfyes shumë i mirë për të tashmen. Rrezikoni të bëni të njëjtat gabime nëse nuk i merrni gjërat shtruar. Kërkoni ndihmë nëse ju duhet dhe këshillë kur ndiheni të humbur.

Virgjëresha – Një mesazh nga një mik do t’ju ndryshojë ditën. Lajmi i mirë mund të lidhet me punën, por edhe me jetën sentimentale. Sido që të jetë, sot të ndiheni të mbushur me energji dhe me dëshirën për të bërë shumë gjëra.

Peshorja – Shpirti i konkurencës do të jetë i fortë dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për të treguar aftësitë që keni. Mos u shqetësoni nëse të tjerët përpiqen t’ju pengojnë, me përkushtim dhe vendosmëri nuk do të lejoni askënd t’ju presë hovin.

Akrepi – Nëse ndiheni të lodhur bëni mirë që të gjeni pak kohë për t’u larguar nga stresi e puna. Ndoshta një udhëtim gjatë fundjavës do t’ju ndihmonte të rikuperonit energjitë. Dëgjoni këshillën e miqve.

Shigjetari – Do të duhet të bëni një pushim sa i përket çështjeve që lidhen me karrierën, megjithatë shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë. Momentalisht duhet të fokusoheni në punën që keni në dorë, më pas të mendoni sesi të bëni më shumë para. Nëse keni marrë një ofertë më të mirë, mendojeni me kujdes.

Bricjapi – Keni disa ide sesi të përmirësoni gjendjen financiare, por për këtë do t’ju duhet edhe ndihma e partnerit. Nuk mund të bëni gjithçka vetë, pasi rrezikoni të dështoni. Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, sidomos kur jeni në vështirësi.

Ujori – Një bisedë e thellë do t’ju fusë në mendime dhe do të keni tendencën për të marrë vendime ekstreme. Mos u nxitoni, vetëm sepse tjetri është i bindur dhe i qartë, nuk do të thotë se ka të drejtë dhe ajo që thotë është e duhur për ju.

Peshqit – Një ëndërr do të bëjë që kur të zgjoheni ta gjeni veten me ide të reja. Mendja krijuese do të gjejë mënyra për t’i vënë në jetë dhe kjo do të thotë se sot, dita do të jetë e mbushur me energji të reja dhe positive. Shrytëzojeni këtë mundësi për të dalë nga rutina dhe për të shijuar kohën ndryshe./tvklan.al