Dashi  Ju mund të jeni të heshtuar kur është fjala për të shprehur ndjenjat. Por sot do të bëni përjashtim. Merrni guximin të shprehni ndjenjat tuaja. Fjalët do t’ju vijnë më lehtë se zakonisht.

Demi  Sot është një ditë ideale për të kaluar kohë me familjen tuaj. Nëse keni fëmijë, luani me ta dhe argëtohuni. Nëse jeni beqar, shkoni takoni prindërit ose motrën/vëllain. Bëni maksimumin për të forcuar lidhjet me njerëzit tuaj të dashur.

Binjakët  Dita juaj sot do të fokusohet në historinë familjare. Ju do të kuptoni vlerën e historisë suaj familjare, por nuk do të mund ta ruani ashtu si duhet. Ndërmerrni veprime për të ruajtur sende të çmuara dhe kujtime nga prindërit, gjyshërit, motrat e vëllezërit. Mos harroni as historinë tuaj. Një ditë do të jeni të lumtur për këtë gjë.

Gaforrja  Nuk është e lehtë të pranoni që e keni gabim, por planetet do të nxisin guximin tuaj. Në vend që të ndjeni keqardhje, takohuni me personat e duhur për të bërë këto ndryshime.

Luani –  Ëndrrat tuaja janë shumë më të rëndësishme nga sa mendoni. Ato mund të tregojnë çështje që nuk i keni zgjidhur ende, stres apo dëshira tuaja që i doni me të vërtetë. Analizoni ëndrrat tuaja të fundit. Shikoni nëse ka diçka që ia vlen.

 Virgjëresha – Nëse kohët e fundit keni qenë të lodhur, mund të jetë për shkak të stresit. Dita e sotme do t’ju sjellë energji të shtuar në komunikim me të tjerët.

Peshorja  Sot është një ditë e mirë për të shprehur mendimet tuaja. Ju keni një natyrë praktike. Zakonisht ju thoni aq sa mendoni se është e nevojshme, megjithatë disa personave mund të duhet që t’u thoni më tepër.

 Akrepi  Sot është dita juaj për të treguar vullnetin dhe dashurinë. Telefonatat, lulet, përqafimet janë mënyra më e mirë për të shprehur ndjenjat tuaja.

 Shigjetari –  Përpiquni t’i zgjidhni gjërat më mënyra më të thjeshta. Jo çdo problem është i komplikuar. Mundohuni të përmbani emocionet nëse ju shfaqen probleme. Ato mund t’ju mjegullojnë mendimin.

 Bricjapi  Energjia juaj mendore do të jetë pozitive ditën e sotme. Kjo energji do të rrisë aftësitë tuaja. Nëse më parë keni hezituar që t’i flisni dikujt, sot është dita e duhur për ta bërë. Bëni lëvizjen tuaj.

Ujori  Sot aftësitë tuaja të komunikimit do të jenë tepër të mira. Nëse zakonisht keni vështirësi në shprehjen e mendimeve tuaja, sot do të ketë një ndryshim. Do të jeni në gjendje të zgjidhni problemet.

 Peshqit – Nëse ka diçka që ju shqetëson, sot është dita më e mirë për ta zgjidhur. Aftësia juaj e shkëlqyer në komunikim do të jetë akoma më e mirë sot. Nëse problemet tuaja kanë të bëjnë me miqtë, kolegun, bashkëshortin apo eprorin në punë, do të gjeni fjalët e duhura për të komunikuar në mënyrë efektive.