Dashi

Kujdes me sjelljen sot, pasi do acaroni partnerin. Mundohuni të mos kundërshtoni, ndryshe mund të përkeqësoni gjithçka. Mundësi të mira do të keni në fushën e punës, por do ju duhet pak më shumë përkushtim se zakonisht.

Demi

Një person do mundohet që t’iu ulë përpara miqve tuaj, por merreni situatën me filozofi, duke u treguar më superior. Lumturia mund të trokasë në mbrëmje, kur do takoheni me një person që do bëjë t’iu rrahë fort zemra.

Binjakët

Nëse do përkushtoheni më shumë, do arrini të merrni më shumë rezultat si në punë edhe në dashuri. Shpesh mjafton që të tregoheni të qartë për të arritur synimet tuaja. Një takim gjatë kësaj të enjte do rezultojë vërtetë fatsjellës.

Gaforrja

Duhet të përpiqeni me të gjitha mënyrat që të shmangni zënkat, do jetë një ditë e veçantë, në të cilën dikush nuk do rresht së provokuari. Sa i takon fushës së ndjenjave do jetë një ditë intensive. Shëndeti paraqitet përgjithësisht i mirë. Edhe financat do vijnë duke u përmirësuar.

Luani

Kjo është një periudhë shumë stresuese për të lindurit e kësaj shenje, për shkak të presionit në punë por edhe në jetën private. Mundohuni të gjeni mënyrën për të shkarkuar gjithë stresin e mbledhur. Bëni më shumë kujdes me ushqimin.

Virgjëresha

Mundohuni të relaksoheni gjatë ditës së sotme, duke dalë me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. Gjatë pasdites mund të ndodh një ngjarje e rëndësishme, gjë që do e lumturojë partnerin/en tuaj.

Peshorja

Aftësitë tuaja në komunikim do ju nxjerrin në pozitë të mirë. Sa i takon raportit me partnerin/en do jetë një ditë e turbullt ku rrezikoni të ziheni. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të gjeni pikat që ju bashkojnë.

Akrepi

Pas një jave të mbushur me angazhime, më në fund do shijoni një relaks absolut. Mundohuni të përfitoni nga ky moment për të qëndruar me familjen. Sa i takon shëndetit, nuk do të keni shqetësime, por kujdes me peshoren.

Shigjetari

Kjo e enjte do ju dhurojë emocione që nuk i prisnit. Ata që janë në kërkim të shpirtit binjak, mund të kenë një takim të kënaqshëm. Situata ekonomike po kthehet gradualisht në normalitet, por gjithsesi mos bëni shpenzime të tepruara.

Bricjapi

Ju pret një ditë me shumë angazhime dhe lëvizje. Sa i takon raportit me partnerin/en, do kaloni një ditë të qetë, por mundohuni ti kushtoni më shumë vëmendje, pasi në të kundërt mund t’i mbetet qejfi.

Ujori

Dita do jetë e mbushur plot me kënaqësi për të lindurit e kësaj shenje. Pas një periudhe me ulje- ngritje, do të merrni një lajm që do ju lumturojë pafund. Gjatë kësaj të enjte do keni më shumë mundësi për të kaluar kohë me familjen dhe do jeni të kënaqur për këtë fakt.

Peshqit

Kjo e enjte parashikohet të jetë e mbushur me shumë vështirësi. Mos merrni rreziqe të panevojshme përsipër. Sa i takon raportit me personin tuaj të zemrës, dita do jetë përgjithësisht e qetë, por mundohuni që të mbani më shumë parasysh nevojat e tjetrit, pasi në të kundërt rrezikoni një debat./tvklan.al