Dashi –Sot ndiheni si fëmijë të frikësuar që dëshirojnë të fshihen nën krevat, por duhet të kuptoni se aty ka po as shumë monstra sa ç’ka edhe jashtë. Mos u mbyllni në vetvete, opinioni juaj është po aq i vlefshëm sa i çdokujt.

Demi – Sot do ju duket sikur çdo gjë shkon për mbrapsht. Mund të hasni në rezistencë edhe në veprimin më të vogël. Sa më kokëfortë të tregoheni aq më e vështirë do të jetë të ecni para. Duhet të kuptoni vetë dhe t’jua bëni të ditur të tjerëve se duhet të punoni në grup dhe jo të kundër njëri-tjetrit.

Binjakët – Po bëni punë të mirë në disiplinimin e veprimeve tuaja. Sfida të papritura mund t’ju paraqiten sot, por përpiquni të ruani nivelin e vendosur. Mos u tërhiqni në zgavrën tuaj, nëse nuk veproni tani, një ditë do të detyroheni ta bëni.

Gaforrja – Ruajtja e ekuilibrave sot do të jetë një sfidë me vete. Përpiquni ta bëni pasi kjo është gjëja që ju duhet më shumë se kurrë.

Luani – Sot do të jetë një ditë pasionante dhe ju do mund të jeni në mes të të gjithë situatës. Por, energjitë të kundërta do të përplasen në kokën tuaj dhe mund t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm. Ju tashmë i keni bërë të gjitha përgatitjet, është koha për të vepruar.

Virgjëresha – Pavendosmëria mund t’ju lërë në vend pasi të gjithë trenat kanë ikur. Hidhuni në trenin që shkon në drejtimin tuaj. Sot nuk është dita që të prisni që mundësitë t’ju vijnë. Nëse shikoni diçka tek e cila besoni, nisuni drejt saj.

Peshorja – Diçka mund të lëvizë tokën poshtë këmbëve tuaja. Kur ju menduar se gjithçka ishte e qëndrueshme, papritur bazamenti fillon të dridhet. Siguroni veten, mbahuni dhe vazhdoni të jeni fleksibël. Pak hapa në një drejtim të kundërt mund t’ju pozicionojnë në një zonë të sigurt.

Akrepi – Ndiqni zemrën dhe jo portofolin. Nisni me veten dhe zgjidhni ku të shpenzoni burimet tuaja.

Shigjetari – Nëse diçka nuk ju bind, pyesni rreth saj. Duhet të jeni i fortë dhe me vetëbesim. Mos lejoni që të tjerët të përfitojnë nga natyra juaj e ndjeshme. Bëni diçka për veten.

Bricjapi  – Përpiquni të kontrolloni agresivitetin tuaj. Njerëzit kanë prirjen të jenë sot më të ndjeshëm se zakonisht.

 Ujori – Është koha që të jeni më agresiv në lidhje me nevojat tuaja. Mendoni për zemrën tuaj si një muskul i fuqishëm që ka nevojë për ushtrime të vështira. Keni nevojë për njerëz pozitivë të cilët besojnë tek ju dhe ju mbështesin; pompojeni veten me vitalitet dhe vetë-besim.

Peshqit – Njerëzit mund t’ju vendosin në objektiv pa ndonjë arsye të dukshme. Kjo ndjenjë e papëlqyeshme mund të çojë në tension nëse reagoni mbi normën e duhur. Sigurohuni që i keni të gjitha faktet mbi çështjen para se të reagoni. Gjithçka mund të jetë një keqkuptim i madh. Ruani qetësinë dhe respektin.

/tvklan.al