Dashi – Vendi në të cilin do të arrini sot mund të mos jetë siç e keni menduar. Duhet të tregoheni më të kujdesshëm në marrjen e informacionit direkt nga burimi dhe në kontrollimin e fakteve para se të merrni vendime të rëndësishme.

Demi – Veprimet tuaja mund të jenë pak të tensionuara sot. Njerëzit nuk do të bashkëpunojnë në mënyrën që ju doni të bashkëpunoni. Kjo mund të jetë një prej ditëve që është e vështirë t’i kryeni punët thjeshtë sepse disa njerëz ju dalin në rrugë. Përpiquni të mos nevrikoseni.

Binjakët –  Nëse jeni i përgatitur dhe i mirëorganizuar dita e sotme do të shkojë vaj. Ndihuni të lirë të ëndërroni dhe të ndërmerrni edhe veprime jashtë rutinës suaj të përditshme.

Gaforrja – Mos u ndjeni keq për gjëra të cilat nuk keni kontroll mbi to. Nata e sotme mund të jetë e mirë për të dalë jashtë. Vendosni mënjanë përgjegjësitë tuaja dhe përqendrohuni tek kënaqësia.

Luani – Do ta keni të vështirë të qëndroni në një vend sot. Njerëzit mund t’ju tërheqin në të djathtë dhe në të majtë për të përfituar nga ju. Tregohuni të kujdesshëm në çdo hap që hidhni.  

Virgjëresha – Kini kujdes kujt i besoni sot. Në vend që të dilni jashtë, mund të preferoni të mbylleni në shtëpi dhe të shijoni ato për të cilat keni punuar aq shumë të arrini. Thjeshtë mos ia besoni njeriu sekretet tuaja.

Peshorja – Ajo që mund t’ju duket tokë e ngurtë mund të rezultojë rërë thithëse. Kini kujdes ku shkelni. Mund t’ju shfaqet një element keqkuptimi gjatë ditës, ç’ka mund t’jua bëjë të vështirë të dilni para njerëzve.

Akrepi –Mund ta keni kokën mbi re sot. Në të njëjtën kohë, duhet t’i mbani këmbët në tokë. Kjo kontradiktë në energji mund t’jua bëjnë të vështirë të gjeni paqen.

Shigjetari – Sot mund ta gjeni të vështirë të përballeni me realitetin. Ju duhet kohë të çlodheni, mos u shqetësoni për detajet dhe përqendrohuni më shumë në gjendjen tuaj të përgjithshme.

Bricjapi – Sot mund ta keni të vështirë të avanconi me projektet tuaja, veçanërisht nëse keni nevojë për ndihmën e të tjerëve. Për të marrë diçka duhet të jepni diçka. Jini i pari që lëshon pe dhe gjërat mund të zbuten.

Ujori – Do të jetë një ditë e mirë për ju. Do të jeni më i ndjeshëm se zakonisht ndaj nevojave tuaja. Ngadalësia dhe qëndrueshmëria fitojnë garën dhe ju jeni mjeshtër i kësaj teknike.

Peshqit – Ju mund të keni ndërtuar në kokë skenarë të çuditshëm lidhur me si mendoni se duhet të jetë situata juaj romantike, e punës apo e familjes. Me shumë gjasa, realiteti do të jetë shumë ndryshe me atë në kokën tuaj. /tvklan.al